Komuna e Likovës me apel: Paguaj faturën që të merr rrogë edhe ky që të pastron bërllokun tënd

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë #COVID19, duke pasur parasysh rrezikun që për çdo ditë po përballen të punësuarit e ndërmarrjes, ata vazhdimisht po kujdesen për mbartjen dhe largimin e hedhurinave nga shtëpitë e juaja, mbajtjen e pastërtisë publike dhe dezinfektimin e rrugëve, që edhe ata përkundër rrezikshmërisë të jenë pjesë për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Apelojmë deri të gjithë qytetarët që të shlyejnë obligimet ndaj ndërmarrjes, të bëjnë pagesat e faturave, sepse ne si ndërmarrje, nuk kemi burim tjetër të të ardhurave për kryerjen e këtyre shërbimeve dhe dhënien e pagave ndaj këtyre njerëzve që vazhdimisht janë në shërbimin tonë!” thuhet në komunikatën e NPK ” PISHA ” – Likovë.