Tragjedia në Shqipëri: Humb jetën 42-vjeçarja nga Tetova, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sot rreth orës 10:15, pranë tunelit të Murrizit, në Shqipëri. Mes viktimave është edhe 42-vjeçarja Maltina Ferati nga Tetova, e cila udhëtonte si pasagjere në njërën nga dy veturat që u përplasën ballë për ballë. Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë edhe një 42-vjeçar, drejtues i automjetit tjetër. Pesë personat e plagosur janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Policia shqiptare po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Deri tani nuk ka detaje zyrtare për rrethanat e plota të përplasjes.