Komisioni për sëmundje ngjitëse propozon mbylljen e shkollave

Çerdhet, shkollat e fillore dhe të mesme dhe të gjitha institucionet tjera arsimore të mbyllen në 14 ditët e ardhshme, si masë kundër përhapjes së Koronavirusit, ka propozuar Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Propozimi është dorëzuar në Qeveri e cila gjatë ditës së sotme do të mbaj mbledhje në të cilën do të sjellët vendimi konkret.

Komisioni për sëmundje ngjitëse gjithashtu propozon ndalimin e të gjitha tubimeve publike, ngjarjet kulturore në nivel shtetëror dhe ndeshjet sportive, ndërkohë që personat në moshë të shmangin transportin publik.