Çfarë e lidh Musa Xhaferin me rastin “Monstra”? Ja përgjigja e tij (VIDEO)

Gazetari: Çfarë ju lidh juve me këtë rast, për çfarë ju kanë thirrur si dëshmitar?
Musa Xhaferi: Atë nuk mund ta gjykojë unë. Unë kam qenë funksionar politik në atë kohë, kam qenë zëvendëskryeministër dhe ata e bëjnë punën e tyre dhe na pyesin për bisedat që mund t’i kenë ata që ne i quajmë biseda joligjore.

Pas dëshmisë së tij për rastin Monstra, ish zv/kryeministri për i angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, para mediave tha se prokurori Bubevski sot ka parashtruar pyetje kryesisht që dalin nga përgjimet, siç tha ai të paligjshme dhe se në të njëjtat dëgjohen vetëm biseda politike mes anëtarëve të qeverisë dhe partisë. Xhaferi theksoi se ai mendon që dëshmia e tij as nuk e ndihmon por as nuk e rëndon procesin.
“Po mundohen të rikthejnë bisedat normale që kanë qenë për shkak të shqetësimeve të një ngjarje shumë tronditëse, kjo është vendim i Prokurorisë. Edhe pse është një thirrje pas 8 vitesh, mendimi im është se as nuk e ndihmon as nuk e rëndon procesin”-tha mes tjerash Xhaferi.

Çfarë e lidh Musa Xhaferin me rastin “Monstra”? Ja përgjigja e tij (VIDEO)

Çfarë e lidh Musa Xhaferin me rastin “Monstra”? Ja përgjigja e tij (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, March 10, 2020