“Monstra”, Ajdari: Familjarët e të rinjve nuk janë të interesuar për drejtësi (VIDEO)

“Familjarët e këtyre të rinjve vazhdimisht dëshirojnë ato nuk kërkojnë drejtësi por me siguri iu janë harxhuar paratë”. Kështu ka deklaruar, Bedri Ajdari, familjari i disa prej të akuzuarve në rastin “Monstra”, pas seancës së sotme gjyqësore, shkruan gazeta LAJM. Ai foli edhe për kërkesën që ka të bëjë me ekstradimin e dy të akuzuarve nga Kosova.
“Vazhdimisht përmendet ekstadimi i dy të akuzuarve që ndodhen në Kosovë. Nuk ka shtet në botë që të ekstadon kur je i dënuar pa fakte. E dimë deklaratën që sot e përmendi edhe ish ministri i Drejtësisë, deklaratën e Gordana Jankullovskës e cila ditën e parë i zbuloi “vrasësit”, kurse prej 8 vitesh ne po bredhim nëpër gjykata”, tha Bedri Ajdari pas përfundimit të seancës për rastin “Monstra” ku dëshmuan edhe Musa Xhaferi e Blerim Bexheti./Gazeta LAJM

“Monstra”, Ajdari: Familjarët e të rinjve nuk janë të interesuar për drejtësi (VIDEO)

“Monstra”, Ajdari: Familjarët e të rinjve nuk janë të interesuar për drejtësi (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, March 10, 2020