Komisioni Evropian Glorifikim nuk ka vend në BE

Screenshot

Komisioni Evropian beson se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në BE ose në vendet kandidate për në BE. Bashkimi Evropian ka theksuar përgjegjësinë e institucioneve serbe në lidhje me funeralin e Mladiqit, i cili vdiq në Hagë të enjten. “Nëse Ratko Mladiq varroset në Serbi, u takon autoriteteve serbe të konfirmojnë çdo rol që mund të kenë në organizimin ose varrimin e Ratko Mladiqit”, tha Komisioni Evropian. Mladiq pritet të varroset në Serbi. Ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç njoftoi po atë ditë se ai do të varroset me nderime të plota shtetërore. Ratko Mlladiq, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë. Vendimi i Gjykatës së Hagës e shpalli atë fajtor për gjenocid kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, për persekutimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë Bosnjën, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995./Alsat.mk.