Koeman zbulon bisedën me De Jong, lidhur me Man United

Ronald Koeman ka zbuluar bisedën e tij me Frenkie de Jong, lidhur me spekulimet që çojnë lojtarin te Man United.

Lojtari i Barcelonës ka diskutuar çështjen e së ardhmes së tij edhe me ish-trajnerin te Barcelona, Ronald Koeman.

Holandezi thotë se lojtari dëshiron qëndrimin te Barcelona dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe atij.

“E vetmja gjë që di është se Frenkie dëshiron të vazhdojë te Barcelona”, ka thënë Koeman për ‘Esport3’, transmeton lajmi.net.

“Ditë më parë, ai më tha se dëshiron të vazhdojë. Çfarë unë nuk di është se a dëshiron Barca ta shesë ose nëse ju duhen para, sepse ai është një nga të vetmit nga i cili mund të marrin para”, shtoi holandezi.

Koeman u shkarkua nga posti i trajnerit të Barcelonës në muajin tetor të vitit të kaluar, pas një ecurie negative me klubin.