Liverpool po monitoron situatën e Dembele

Ousmane Dembele mund të përfundojë në Premier League.

Ylli francez i Barcelonës, Ousmane Dembele ka edhe dy ditë kontratë me skuadrën katalane.

Anësori akoma nuk i ka dhënë një përgjigje Barcës për të ardhmen e tij dhe gjasat janë të vogla që ai të vazhdojë, ndonëse klubi beson në një përgjigje pozitive.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, gjithë situata po monitorohet nga Liverpool, të cilët mbesin në ndjekje të lojtarit, transmeton lajmi.net.

Liverpool do të mund ta transferonte Dembelen si lojtarë të lirë, pasi ai mbetet pa kontratë në rast se nuk rinovon me Barcën.

Chelsea, PSG e Bayern Munich janë po ashtu disa nga skuadrat që kanë përcjell situatën e lojtarit.