Rey Manaj do të nis para-sezonin me Barcën – shqiptari “do të vlerësohet” nga Xavi Hernandez

Rey Manaj do të jetë në mesin e lojtarëve që do të kenë mundësinë për t’u dëshmuar para Xavi Hernandez.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë do të kthehet për fazën para-sezonale, e cila fillon më 4 korrik, përcjell lajmi.net.

German Bona raporton se përveç Manaj, edhe Francisco Trincao, Miralem Pjanic e Inaki Pena do të kthehen për këtë fazë.

Për Manaj që të fitojë një pozitë, duhet të ndodh ndonjë mrekulli.

I vetmi i huazuar që ka marrë aprovimin nga Xavi deri më tani mbetet Alex Collado.

Asnjëri nga emrat tjerë nuk është përmendur si opsion për të mbetur në skuadër. Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Manaj.