Klubi brazilian ëndërron për yllin e Real Madridit gjatë verës

Ka pasur spekulime të shumta që Brazili do jetë destinacioni i radhës për Marcelon, që shumicën e karrierës e ka kaluar te Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Raportet zbulojnë se braziliani do rikthehet te klubi i fëmijërisë, Fluminese që ëndërrojnë ta rikthejnë mbrojtësin e krahut në skuadër.

Por, është edhe një tjetër klub që e do Marcelon, “Torcedores” raporton se Botafogo është një ndër skuadrat e interesuara. Botafogo sapo është promovuar në ligën, pra ata duan të garojnë për ligën dhe vendin për të hyrë në “Copa Libretadores”.

Ndërkohë, Marcelo është i lirë që të nënshkruajë parakontratë qysh në janar me cilëndo skuadër që do jashtë La Liga-s.