Real Madrid monitoron situatën e yllit të River Plate

Bëhet fjalë për yllin e River Plate, Julian Alvarez që këtë sezon ka vëmendjen pasi shënoi 15 gola në 16 ndeshje, transmeton lajmi.net.

Sipas Marca, Real Madrid është duke vëzhguar situatën e 21-vjeçarit dhe nëse vazhdon me formën e mirë, atëherë “Los Blancos” do bëjnë një ofertë për argjentinasin.

Alvarez do ishte i duhuri për Real Madridin, shkaku që lojtarët si ‘dështaku serb’ Luka Jovic dhe Mariano Diaz pritet të largohen shkaku i formës së dobët, derisa Karim Benzema ka 34-vjeç.

Real Madrid shikon gjithashtu Kylian Mbappe, por nuk do është e pamundur të shohin francezin duke luajtur pranë argjentinasin në vitet në vijim.