Henderson dëshiron largimin nga Manchester United

24-vjeçari zhvilloi vetëm një paraqitje që nga maji për “Djajtë e Kuq”, që ishte në humbjen ndaj West Hamit në shtator, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Henderson është i shqetësuar për pozitën te Kombëtarja e Anglisë që ka edhe ‘gardianë’ të tjerë si Jordan Pickford, Sam Johnstone dhe Nick Pope.

Sipas 90min, Man United do lejojë që portieri të largohet në formë huazimi.

Në 27 paraqitje për Man Unitedin, Henderson ka mbajtur 13 herë portën e paprekur për klubin anglez.