Klubi anglez planifikon transferimin e Nachos dhe Diazit në janar

Trajneri i ri i Wolves, Julen Lopetegui, planifikon transferimin e dy futbollistëve të Real Madridit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sapnjolli ra dakord për një marrëveshje për të zëvendësuar Bruno Lage, duke nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

Lopetegui është i vendosur për të bërë disa përforcime për të arritur objektivat me “Ujqërit”.

Sipas raportimeve nga “Estadio Deportivo”, Wolvesi mund të bëjë ofertë për dyshen e “Los Blancos”, Nacho Fernandez dhe Mariano Diaz.

Të dy lojtarëve u skadon kontrata në fund të 2022/23 dhe këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë ish-trajneri i Real Madridit.

Klubi spanjoll thuhet se është i gatshëm të lejojë largimin e Diazit, por jo edhe të Nachos, i cili vlerësohet si një futbollist i rëndësishëm nga Carlo Ancelotti.

Nëse jo në janar, 32-vjeçari mund të largohet në verë, kur edhe i skadon kontrata me klubin e Real Madridit.