“Topi i Artë” i Benzemas u prezantua edhe në burgun më të madh në Francë

Gazetari i “France Football”, Theo Troude, dhe kryeredaktori, Pascal Ferre, vizituan burgun më të madh në Francë, që ndodhet në periferinë jugore të Parisit, për t’u dorëzuar të burgosurve trofeun e “Topit të Artë” të fituar nga Karim Benzema.

Sulmuesi i Real Madridit u bë francezi i pestë që e fiton këtë çmim, që e mori në tetor.

Ai ishte i pranishëm të premten mbrëma në Lyon dhe para fillimit të ndeshjes së ish-skuadrës së tij kundër Nice, Benzema e prezantoi “Topin e Artë” para tifozëve.

Sa i përket prezantimit të “Topit të Artë” te të burgosurit, gazetari nga “France Football” zbuloi se do të publikohet një artikull në këtë medium.

“E paharrueshme, prezantimi i Topit të Artë në burgjet e Fleury-Mérogis dhe Réau, krahas Pacal Ferre. Takimi me të arrestuarit do të lexohet nesër në France Football”, shkroi Troude.