Klitschko: Kievi mund të sulmohet në çdo moment

Vladimir Klitschko, një anëtar i forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, ish-kampion i boksit dhe vëllai i kryetarit të bashkisë së Kievit, tha se trupat ruse kanë sulmuar sot zona në të gjithë vendin me objektiv kryesor të tyre kryeqytetin e Kievit. Ai tha se vullneti i popullit ukrainas mbetet i fortë, por ata kanë nevojë për mbështetje.

“Në ditët në vijim, ne presim një sulm të rëndësishëm ndaj kryeqytetit. Ata po rigrupohen. Ata po përpiqen të gjejnë strategji të ndryshme dhe po përpiqen të gjejnë rrugën e duhur dhe kohën e duhur. Kështu që çdo orë ka rëndësi, dhe pastaj ne presin një sulm në kryeqytet në çdo moment, veçanërisht, siç thashë, ditët në vijim. Objektivi i tyre është kryeqyteti.

Ne kemi shumë pajisje, pajisje ushtarake dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur, ne po përpiqemi ta mposhtim ushtrinë ruse sa të mundemi. Nuk e di sa do të durojmë, por ne do të qëndrojmë për aq kohë sa të mundemi. Ajo që është me të vërtetë e nevojshme është mbështetja ndërkombëtare. Ju djema duhet të izoloni Rusinë dhe ekonominë ruse. Kjo është e rëndësishme për t’u kuptuar nga bota perëndimore dhe aleatët tanë që të veprojnë tani. Ne nuk mund të presim javë apo muaj për vendime të caktuara. Bëhet fjalë për orë dhe minuta. Ne kemi nevojë për mbështetje–financiare, humanitare, pajisje ushtarake. Ne do të kujdesemi për veten, na besoni”, shtoi ai.