215 mijë mërgimtarë ukrainas i bashkohen ushtrisë së vendit të tyre (VIDEO)

Ushtarët ukrainas po synojnë ta rikthejnë në kontroll zonën që ua morën rusët.

Mbrojtjen e atdheut nga pushtuesi rus po e bëjnë edhe 215 mijë mërgimtarë ukrainas, të cilët u kthyen për t’iu bashkuar ushtrisë së vendit.

Këtë shifër e tha vetë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, në Forumin e Diplomacisë së Antalias.

Megjithatë, në javën e tretë, forcat ruse zgjeruan ofensivën, duke goditur zona të reja në perëndim të Ukrainës, derisa u granatua edhe Dnipro në lindje. Në atë zonë u bombardua edhe një spital psikiatrik afër Izyum.

Përkundër kësaj, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është i bindur në fitore.

“Është e pamundur të thuhet se sa ditë do të na duhen për të çliruar tokën tonë, por mund të thuhet se do ta bëjmë sepse ne u përpoqëm për këtë. Sepse kemi arritur një kthesë strategjike. Tashmë po shkojmë drejt qëllimit tonë”.

Lufta ka detyruar më shumë se 2.3 milionë njerëz të largohen nga Ukraina, teksa të tjerët përpiqen të strehohen në bodrume, stacione metroje dhe strehimore nëntokësore.