Zelensky: Ne po qëndrojmë, le ta fitojmë këtë luftë (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një videoje të postuar në Facebook ka falënderuar ukrainasit për qëndrueshmërinë e tyre ndaj Rusisë, duke thënë se i kanë treguar botës së çfarë fuqie kanë.

“Sot të gjithë kanë fituar lavdinë e Ukrainës në vendin e tyre. I treguam botës se kush janë ukrainasit dhe çfarë fuqie kemi ne”, tha Zelensky.

“Ne qëndrojmë në këmbë! Ne po mbahemi! Le të fitojmë!”, u shpreh Zelensky.