Klinika Gjinekologjike do të pranojë vetëm rastet urgjente

Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Akusherisë (GAK) u bën apel pacientëve që kanë caktuar takim përmes sistemit “Termini im” të paraqiten vetëm në situata jashtëzakonisht urgjente, me qëllim të zvogëlimit të fluksit të pacientëve dhe parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Për të përcaktuar urgjencën e ekzaminimit të pacientëve, Klinika do të dërgojë letër deri tek gjinekologët amë, të cilët do të duhet të bëjnë një përzgjedhje të rreptë të rasteve urgjente. Shërbimi për njoftime pranë Klinikës Gjinekologjike do të informojë pacientët për anulimet përmes telefonit”, njoftojnë nga Klinika.