Filipçe: Gjoba për ato që nuk respektojnë rekomandimet e Qeverisë

“Në klinikën për sëmundje infektive ka 7 pacientë, të gjithë janë në gjendje stabile, nuk ka nevojë për frymëmarrje mekanike. Pacientja e parë do të lëshohet për kurim shtëpiak. Për momentin po testohen 12 pacientë. Dy në klinikë kanë ardhur me simptoma të gripit”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Rekomandimet që i publikuam dje vlejnë për të gjitha kompanitë si ato shtetërore edhe ato private. Në të kundërtën janë parapa masa ndëshkuese.

Sa teste kanë mbetur, është bërë apo jo kërkesë për furnizime me teste të reja?

“Masat vlejnë edhe për studentët, konviktet, për gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik. Që dje kemi dhënë rekomandim që personat në moshë dhe të sëmurët kronik t’ju shmangen vendeve ku ka masë më të madhe të njerëzve. Në mbledhjen e sotme të qeverisë do të propozojmë që punëtorët shëndetësorë të shmangin edhe udhëtimet private, sepse kemi nevoj për punonjës shëndetësorë. teste kemi, por sigurisht që do të bëjmë kërkesë për furnizime”, tha Filipçe.