Kina ka furnizuar botën me mbi 2.1 miliardë doza vaksinash anti-Covid

Kina ka furnizuar me mbi 2.1 miliardë doza vaksinash anti-Covid më shumë se 120 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Të dhënat u parashtruan nga Guo Weimin, zëdhënës i Sesionit të pestë të Komitetit të 13-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi më i lartë këshillimor politik i Kinës, citon “Xinhua”.

Sipas Guo, Kina dërgoi gjithashtu 37 ekipe mjekësore ekspertë në 34 vende dhe siguroi materiale antipandemike, duke përfshirë maska, kostume mbrojtëse, ventilatorë dhe materiale testimi në 150 vende dhe 13 organizata ndërkombëtare.