Thaçi realizoi takim me ambasadorin e Francës z. Christian Thimonier

Sot në zyrat e partisë, Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi realizoi takim me ambasadorin e Francës z. Christian Thimonier.
Në takim u bisedua për aktualitetet e fundit politike veçanërisht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Përveç kësaj, palët diskutuan për rolin e rëndësishëm të shtetit francez në hapjen e negociatave me BE-në dhe bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve. Ambasadori francez, z. Christian Thimonier potencoi që zgjedhjet parlamentare më 12 prill do të luajnë rol kyç në vendimin e Francës për dhënien e dritës jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Në anën tjetër, kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi, theksoi se rruga Euro-Atlantike është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë Maqedonia e Veriut dhe se ky proces është edhe përcaktim i programit të Partisë Demokratike Shqiptare. Përveç kësaj, Menduh Thaçi shtoi se zgjedhjet e parakohshme do të jenë pikë kryesore për zhbllokimin e procesit të hapjes së negociatave me BE-në.