Kim në Durrës: Shpresoj që qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ndodhet në Durrës ku po vëzhgon procesin e zgjedhjeve.

Ajo ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale nga puna në terren. Po ashtu, Kim u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e votës.

“Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera”, tha Kim./tvklan.al/