Erdogan i kërkon Putinit të shpallë armëpushimin në Ukrainë

Presidenti turk Tajip Erdogan i kërkoi homologut të tij rus, Vladimir Putin të shpallë një armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, tha sot zyra e tij.

Në një deklaratë pas një telefonate një orëshe, presidenca turke tha se Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ai i tha udhëheqësit rus se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare.

“Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjente për arritjen e një armëpushimi, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”.

Të dy krerët diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe, tha ai.