Këto janë fjalët e ‘ndyra’ mes Ibrahimovicit dhe Lukakut që dërguan deri të përleshja

Mirëpo, gjatë pjesës së parë ndodhi një përleshje mes yllit të Interit, Romelu Lukaku dhe atij të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, transmeton lajmi.net.

Sipas Tuttomercatoweb, suedezi e ngacmoi në bazë racore duke e quajtur ‘majmun i vogël’.

“Shko në vendin tënd të m***, ti majmun i vogël”, ishin fjalët e Ibrahimovicit.

Ndërsa, belgu gjithashtu iu përgjigj duke e sharë.

“Q***** ty dhe gruan tënde, ti dëshiron të flasësh për nënën time?”, ishte shprehur Lukaku.

Kujtojmë, se dyshja ishin bashkëlojtarë te Unitedi, kurse u ndëshkuan me karton të verdhë.