Eriksen: Goditje fantastike nga gjuajtja e lirë për mua

“Neurazzurët” fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1, derisa “Rossonerët” ishin me 10 lojtarë në fushë, pas kartonit të kuq të Zlatan Ibrahimovicit, transmeton lajmi.net.

Danezi që shënoi supergol nga gjuajtja e lirë tha se është vërtetë i lumtur.

“Ishte gjuajtje perfektë për mua. Jam shumë i lumtur. Gjithmonë kam shikuar në minutat që kam dhe jam i lumtur që kam shënuar nga gjuajtja e lirë, ishte perfektë për mua”.

“E dinim që do ishte ndeshje e vështirë, intensiteti është i lartë në derbi. Ishte vështirë, por të lumtur që do arrijmë në raundin tjetër”.

“Ia dedikoj fitoren vajzës së porsalindur, familjes dhe të gjithë tifozëve”, tha ai.

Statistika më interesante është se Interi nuk kishte shënuar nga gjuajtja e lirë që nga prilli i vitit 2018 në plotë 55 prova.