ZYRTARE: Gomez nënshkruan për Sevillan

Është raportuar se marrëveshja do të jetë 5.5 milion euro plus bonuset deri në 2.5 milion €.

Ai fluturoi këtë mëngjes për të përfunduar testet mjekwsorej dhe u tha gazetarëve të Sky Sport Italia se nuk ishte penduar për largimin e tij, transmeton lajmi.net.

“Unë do t’i bëja të gjitha përsëri.”

Gomez u largua pasi shënoi 59 gola me 71 asistime në 252 ndeshje për Atalantan, por një përplasje e fundit me trajnerin Gian Piero Gasperini nxiti largimin e tij.

Reprezentuesi i Argjentinës mbush 33 vjeç muajin e ardhshëm./Lajmi.net/