Këto janë bartësit e listave për deputetë të VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE sonte pritet që konfirmojë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit.

Portale të afërta me këtë parti kanë thënë se deri tani janë përzgjedhur bartësit në tre listat për deputetë, ndërsa në tre listat e tjera ende po kalkulohet me emra. Profesoresha universitare dhe ish-kandidatja për presidente Gordana Siljanovska do të jetë bartëse e listës për deputetë në njësinë e parë zgjedhore.

Nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski do të jetë bartës në njësinë e katërt zgjedhore, ndërsa këngëtari i operas Igor Durllovski do të jetë bartës në njësinë e pestë zgjedhore. Sa i përket njësisë së dytë zgjedhore dilemat janë se a do të jetë nënkryetari tjetër i kësaj partie Igor Misajllovski ose ministrja e deritanishme teknike e punëve sociale, Rashella Mizrahi. Në njësinë e tretë përmenden kardiokirurgu Sashko Kedev, por po ashtu edhe sekretari gjeneral partiak Igor Janushev. Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se nuk do të garojë për deputetë, pasi që ai tha se do të jetë mandatari për formimin e Qeverisë pas 12 prillit. (INA)