Itali, kalon mbi 10 mijë numri i të infektuarve me koronavirusi, 631 viktima

Rëndohet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ditën e sotme ka arritur në 631 viktima, 168 vetëm sot. Zyra e Mbrojtës civile ka publikuar shifrat e reja në nivel kombëtar të cilat shënojnë 631 viktima e 10149 të infektuar.

877 të infektuar po kurohen në terapi intesive, 5038 në struktura spitalore e 2599 në kushte shtëpie.

Rajoni i Lombardisë vazhdon të shfaqet më shqetësues me 5791 të infektuar e 468 viktima.

Në rajonin e Lazios ku gjeografikisht është pozicionuar kryeqyteti Romë numri i të infektuarve është 116 e janë regjistruar 6 viktima.

Personat e prekura nga koronavirus ka në të gjitha rajonet italian e ai më pak i prekur mbetet rajoni Bazilikatës me 7 pacientë e asnjë viktimë.

Deri më sot në Itali janë kryer 60 761 tamponë.