“Mësimdhënësi sulmoi fëmijët tanë” – prindërit denoncojnë sulm fizik ndaj dy nxënësve në Shkup

Një mësimdhënës është denoncuar në polici për sulm fizik ndaj dy nxënësve të mitur, gjatë një turneu në futboll të vogël, të organizuar në një shkollë fillore në zonën e Çairit, në Shkup.

Sipas informacioneve policore, dje (19.11.2026), në ora 23:00, në SPB Shkup, incidentin e kanë denoncuar dy prindër, 47-vjeçari V.R. dhe 44-vjeçari E.LJ., të dy nga Shkupi.

Ata kanë deklaruar se në sallën sportive të shkollës fillore, gjatë zhvillimit të turneut, dy djemtë e tyre të mitur janë sulmuar fizikisht nga mësimdhënësi A.N.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.