Kërcënimet me jetë ndaj sekretarit të klubit bullgar, Prokuroria Publike e Sofjes nis parahetim

Prokuroria Publike e Qarkut në Sofje ka nisur procedurë parahetimore për shkak të kërcënimeve me jetë të Hristijan Pendikovit, i cili u lëndua në një incident para një objekti hotelerie në Ohër më datën 19 të këtij muaji. Siç informoi zëdhënësja e Prokurorisë Publike, Sijka Mileva, Pendikovi ka dorëzuar kallëzim në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftë Kundër Krimit të Organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Bullgarisë se në një publikim në rrjetin social “i është dërguar mesazh kërcënues në gjuhën maqedonase”, si dhe se në internet janë publikuar fotot e tij me thirrje për “dhunë ndaj tij”. Sipas Milevës, prokurori publik kompetent ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme që të bëjë hetime pas kallëzimit.