Kendall: Do doja të isha asistentja e Beyonce

Kendall ka folur për Beyoncen.

Ndërkohë që është mësuar të ketë asistente personale dhe jo të jetë asistentja e dikujt, Kendall Jenner do ta bënte këtë punë për një person në veçanti. Modelja do të ishte megjithë qef ndihmësja e Beyonce, si të gjithë ne fundja.

Këtë Jenner e ka pranuar në një video që e ka realizuar për fushatën e Calvin Klein, ku ndër të tjera u pyet dhe nëse do duhej të ishte asistente e dikujt për një vit, kë do të zgjidhte. Pa u menduar shumë, Kendall zgjodhi Beyonce-n, për dy arsye.

E para sepse do të shohë se çfarë Beyonce ha për mëngjes dhe e dyta çfarë serialesh sheh. Këtë të fundit e sqaroi pak më mirë, duke u shprehur se do donte të mësonte nëse sheh shfaqje të tipit “Bachelor in Paadise”, sepse nëse është ndjekëse e saj, do të ishin shoqe të ngushta.