Koronavirusi: SHBA ndal fluturimet drejt Milanos, mbyllet muzeu i Luvrit

Rastet e të sëmurëve më koronavirus janë përhapur tashmë në të gjithë Botën, ndërsa Italia regjistron 1.500 të prekur nga ky virus.

Në këto kushte, janë të shumta kompanitë ajrore që kanë ndërprerë fluturimet me këtë shtet. Raportohet gjithashtu se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndalur fluturimet drejt Milanos.

Situata në Itali është aq emergjente, sa në Lombardi pritet të thirren në punë edhe mjekët që kanë dalë pension, siç raportojnë mediat italiane.

Ndërkohë, një ditë më parë Kryeministri Giuseppe Conte, firmosi një dekret të ri me masat që duhet të merren në lidhje me situatën e krijuar, duke pezullur kështu të gjitha eventet publike, të paktën deri në 8 mars.

Po ashtu frikë ka edhe në Francë. Në Paris raportohet të jetë mbyllur muzeu i Luvrit për një ditë. Deri më tani numërohen 130 raste, ndërsa 9 janë në gjendje të rëndë.