Moderatorja shqiptare flet për ndarjen nga bashkëshorti: E kapa duke më tradhtuar

Dajana Shabani ka treguar arsyen e ndarjes nga bashkëshorti.

Ajo ka qenë shumë e komentuar për jetën private gjatë viteve të fundit. Moderatorja Dajana Shabani ka deklaruar se është ndarë nga bashkëshorti, por deri më dje arsyen nuk e kishte treguar. E ftuar në “Kojshia show”, Dajana ka treguar se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar dhe theksoi se ishte ajo që e la.

“E lashë se më tradhtoi. Nuk e kam thënë kurrë më parë, por më tradhtoi dhe unë nuk i fal tradhtitë. Nuk e fal fare. Më tha ty të mendova kur tradhtova. Dhe i thashë sa të të tradhtoj dhe unë duke të menduar ty, më mirë po të lë”, tregoi Dajana.

“E kape me presh në dorë?”, e pyeti moderatori dhe Dajana e pohoi.

“E falenderoj që po kujdeset për ish-burrin tim”, tha Dajana për tjetrën.

“Kur gruaja është e realizuar vetë, e shkolluar, ekonomikisht e pavarur, burri është një aksesor”, u shpreh moderatorja.