Kavajë: Dy persona vdesin pas një konflikti me armë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një konflikti me armë që ka ndodhur në Kavajë.

Konflikti ka ndodhur mes Edmond Gosës, 43 vjeç dhe Altin Rexhës.

Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën me thikë ndërsa ky i fundit ia ka kthyer me armë zjarri.

Për shkak të plagëve të marra dy personat kanë ndërruar jetën në spital, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv

Lidhur me rastin po zhvillohen hetimet/ Klankosova.tv

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.