Rriti pagat për fushatë, reagon Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur kritikave të opozitës në lidhje me deklarimet e tij për rritje pagash dhe pensionesh. Me një shënim në “Twitter”, Rama thotë se neni që ndalon rritjen e pagave katër muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet e përgjithshme, dhe nuk ka të bëjë me ato vendore.

“Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”, shkruan Rama.