Katër raste pozitive me virus tek kombëtarja e Italisë

Federata e Futbollit të Italisë ka konfirmuar që katër anëtarë të stafit të Italisë kanë testuar pozitivisht për COVID-19.

Një njoftim u bë nga Federata pas fitores 2-0 në Lituani.

Kishte qenë tashmë një anëtar i stafit i cili nuk ndihej mirë pas fitores 2-0 në Bullgari të shtunën dhe ai u kthye në shtëpi.

Ai doli pozitiv për COVID-19 kur u kthye në Itali. Sot, tre anëtarë të tjerë të stafit të trajnerit Roberto Mancini rezultuan pozitivë për COVID.