​Këto janë tri ndeshjet e radhës së Kosovës për kualifikimet në “Katar 2022”

Nuk ka nisur aspak mirë kampanja kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” pasi ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para në grupin B, kundër Suedisë dhe Spanjës.

Me asnjë pikë të fituar, Kosova zë vendin e fundit në këtë grup i cili kryesohet nga Spanja e cila ka mbledhur shtatë pikë e ndjekur nga Suedia me gjashtë pastaj vjen Greqia me dy pikë dhe Gjeorgjia me vetëm një pikë në vendin e katërt.

Por, orari i ndeshjeve të radhës duket se jep sa do pak shpresë për Kombëtaren e Kosovës.

Në muajin shtator të këtij viti Kosova do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera në këtë kompeticion.

Më 2 shtator Kosova luan si mysafir i Gjeorgjisë e pastaj në “Fadil Vokrri” e pret Greqinë më 5 shtator dhe Spanjën më 8 shtator.