“Vuçiq e Brnabiq para dorëzimit, së shpejti njohin Kosovën”

Rrjedha e dialogut Kosovë-Serbi, ka ndryshuar tërësisht.

Kështu po pretendon profesori Sulejman Mehazi, i cili ka dhënë edhe disa argumente se pse ka ndodhur kjo.

Sipas tij, shkuarja e ish-presidentit Hashim Thaçit në Hagë, fitorja e presidentit Joe Biden në Amerikë dhe kjo e fundit në Kosovë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka ndikuar që dialogu të ketë një ndryshim.

“Shkuarja në Hagë e protagonistit kryesor të dialogut me Serbinë, Hashim Thaçit, i cili ishte për shkëmbime territoresh, fitorja e presidentit të ri Biden në SHBA dhe së fundi fitorja madhështore e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit kanë ndryshuar tërësisht procesin e dialogut në të mirë të Kosovës e në dëm të Serbisë e Vuçiqit. Tani e tutje para Vuçiqit gjatë dialogut nuk do jenë Thaçi, Grenelli e Hoti, po avangardistët e ndryshimeve të mëdha politike, Albin Kurti e Vjosa Osmanit, të cilët denjësisht do të mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës”, thotë profesori për gazetën “Bota sot”.

Mehazi pohon se, shton se, shovinistët serbë janë dëshpëruar me fitoren e Bidenit ne SHBA dhe Kurti në Kosovë.

“Se fitorja e presidentit Biden në SHBA, se fitorja e Albin Kurtit ka dëshpëruar elitën nacionaliste e shoviniste serbe, shihet, dëgjohet e vërehet gjatë deklaratave të fundit të pamatura e agresive të Vuçiqit jo vetëm ndaj Kosovës, po edhe ndaj SHBA-ve, sidomos me grisjen e marrëveshjes së bërë në Shtëpinë e Bardhë, grisja e marrëveshjes së Uashingtonit nga ana serbe e ka kuptimin e mohimeve politike amerikane, dhe nëse Millosheviqi mohoi marrëveshjen e Rambujesë, ja tani pasardhësi i Millosheviqit, Vuçiqi, mohon marrëveshjen e Trampit në Shtëpinë e Bardhë”, thekson ai.

Sipas tij, erërat gjeostrategjike po lëvizin në drejtimin e Kosovës, andaj, shton se, Vuçiqit i ka mbetur vetëm të dorëzohet për njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

“Vuçiqit si ka mbetur gjë përveç që të dorëzohet para avangardës politikë të SHBA-ve, Biden, e të Kosovës, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit për njohje reciproke Serbi-Kosovë. Erërat gjeostrategjike e politike frynë në dobi të Kosovës. Principet e forta politike të Kryeministrit Albin Kurtit dhe të presidentes Vjosa Osmanit, po dhe të presidentit të SHBA-ve, Biden do detyrojnë mposhtjen e Vuçiqit dhe Bernabiqit për njohjen e Kosovës nga Serbia”, përfundon profesor Mehazi.