Karxhovski: Vetë mutacionet e virusit mund të shkaktojnë re-infektim

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Khabarovsk ka komentuar rastet me ri-infektim me koronavirus në vend, transmeton Alsat. Infektologu Karaxhovski thotë se vetë mutacionet e virusit mund të shkaktojë re-infektim, por që ri-infektimi mund të ndodh edhe nga varianti i njëjtë i virusit, varësisht prej përgjigjes imunologjike të trupit të njeriut.

“Nuk mund t`i themi askujt që infeksioni që ka kaluar para një periudhe të caktuar nuk mund të sjell ri-infeksion me variant të ri. Absolutisht bëhet fjalë për mundësi potenciale të hyj në vend, qoftë varianti afrikan, varianti brazilian, çek, sllovak, norvegjez, ja tani kemi edhe një variant në Francë. A është e mundur, po absolutisht. Me vetë faktin që ka më shumë se 4000 mutacione të virusit, çdo sëmundje nuk është e njëjtë, kështu që edhe sëmundja tek një numër i caktuar të popullatës sonë, tek këta 116 persona mund të vijë nga një variant tjetër, ose nga varianti i njëjtë, por nga përgjigja më e vogël imunologjike e vetë organizmit”, tha Karxhovski.

Ndryshe, sipas të dhënave që siguroi Alsat nga Instituti për Shëndet Publik, që nga fillimi i pandemisë, respektivisht nga shkurti i vitit të kaluar, në vendin tonë janë regjistruar 116 raste të ri-infektimit me koronavirus, 9 prej të cilëve janë shtrirë në spital, kurse 44 kanë pranuar terapi në kushte shtëpiake. Nga gjithsej 116 persona të ri-infektuar, dy kanë ndërruar jetë.