Kartoni i Berardi: Milan dhe Napoli në garë për italianin

Domenico Berardi është në mesin e lojtarëve, emri i të cilit është shumë i lakuar në prag të merkatos së verës.

Berardi pritet të ndërrojë ambient pas një aventurë mjaft të suksesshme te Sassuolo, në aspektin individual.

Anësori i Sassuolo merr vëmendje të madhe kryesisht nga dy skuadra; Napoli e Milan, përcjell lajmi.net.

‘Rossoneri’ kanë ndjekur lojtarin edhe në dy merkatot e kaluara, por nuk arritën një nënshkrim me të.

Milan dhe Napoli, me ecurinë e jashtëzakonshme këtë edicion, mund të joshin më lehtë lojtarin gjatë verës.

Mediat italiane e shohin si një garë të ngushtë mes Napoli dhe Milan për kartonin e yllit të Italisë, por ‘Rossoneri’ duken diçka më të favorizuar.

Mbetet të shihet se kush do t’i sigurojë shërbimet e Berardi gjatë merkatos së verës.