Eriksen grumbullohet me Danimarkën për herë të parë pas arrestit kardiak në Euro 2020

Christian Eriksen do të grumbullohet përsëri me kombëtaren e Danimarkës.

Pasi u transferua te skuadra e Brentford dhe bëri disa paraqitje të mira në Premier League, Christian Eriksen është kthyer edhe në kombëtare.

Arresti kardiak i Eriksen në Euro 2020 në ndeshjen kundër Finlandës vazhdon të jetë i freskët në memorien e adhuruesve të futbollit.

Gjithsesi, e bukura më e madhe është se futbollisti e ka tejkaluar problemin dhe tashmë po aktivizohet rregullisht si futbollist, përcjell lajmi.net.

Së fundmi, Eriksen ka marrë ftesën nga kombëtarja e Danimarkës për t’iu rikthyer grupit në kampin stërvitor.

Danimarka do të ketë ndeshjet e saj gjatë muajit mars, ku pritet të ketë minuta edhe për Eriksen.