Marrëveshja e Barcelonës me Kessie: Xavi luajti rolin kyç, telefonata e tij bindi lojtarin

Barcelona raportohet se tashmë veç ka mbyllur marrëveshjen me Franck Kessie.

Skuadra katalane do t’i paguajë lojtarit nga Bregu i Fildishtë një pagë afër 6.5 milionë euro, përfshirë këtu bonuset.

Për ta bindur lojtarin që nga Milan të kalojë te Barcelona, rol kyç pati Xavi Hernandez, bëjnë të ditur mediat italiane.

Xavi thuhet se ka telefonuar mesfushorin e Milan dhe në një bisedë përmes telefonit e ka bindur atë që t’i bashkohet projektit të tij te Barcelona.

Spanjolli po bën një punë jashtëzakonisht të mirë në krye të stolit të katalanëve, duke arritur të bëjë transformimin e skuadrës anash rezultateve pozitive.

Kessie do të jetë një forcë shtesë në mesfushën e ‘mbipopulluar’ të Barcelonës.