Karrigia e kryekomunarit!

Shkruan: Medail Shaholli

Kjo është karrigia (në karikaturën e mëposhtëme) e kryekomunarit e cila pas 17 tetorit ‘do fillojë të ec dhe të sulmojë’, të kafshojë dhe të gëlltis cilindo (tender apo projekt) që i del përpra do ta bluaj me dhëmbët e babëzitur të korrupsionit.
Ndaj, kujdes kë do zgjidhni në krye se mos ndoshta u ‘pikojnë nga qielli’ të atillë kryekomunarë hajdutë e mafiozë që do të instalohen në krye të komunës pas 17 tetorit se vaj halli për atë komunë.

Vetëm se të jemi të qartë deri këtu, të gjithë kandidatët që konkurojnë për kryekomunar nuk janë njerëz të ligj e pa moral që kjo karrige i bën për vete. Ata janë vetëm individët me karakter të dobët dhe pa moral që i binden vetëm urdhërit të makutërisë dhe manisë së kësaj karrige grabitqare.

Kjo është karrigia e pushtetit që bën për vete cilin do kryetar labil dhe të pashpirt i cili sapo ulet mbi të transformohet në vampir i manisë dhe i babëzitjes për grabitje dhe përvetësim të leverdive financiare që dalin nga këneta e madhe e korrupsionit.

Shpresojmë shumë që pas 17 tetorit të kemi sa më pak kryekomunarë që t’i binden kësaj llojë karrigeje grabitqare që ka ‘ngrënë’ nga brenda shpirtin e luhatur dhe moralin e dobët të atyre kryekomunarëve me karakter të dobët dhe qylaxhinjë.

Kjo është sëmundja e karriges së pushtetit, ndaj kandidatë dhe kandidate të karriges së pushtetit mos bëni shumë premtime dhe zotime pa mbulesë sepse karrigia monstër e pushtetit do t’i ‘hajë në radhë të parë atyre shpirtin dhe zemrën’, pastaj djersën dhe mundin e qytetarëve!