Mediat botërore shkruajnë për zhvillimet në veri

Mediat e njohur botërore kanë raportuar për zhvillimet në veriun e Kosovës pas aplikimit të masave të reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Sky News shkruan se protestuesit i kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës, pasi autoritetet i ndaluan veturat me targa serbe, duke mos ua lejuar hyrjen në Kosovë.

“Policia në Jarinjë të Kosovës po i detyron vozitësit nga Serbia që t’i largojnë ose t’i mbulojnë targat dhe të përdorin targa të përkohshme, të cilat vlejnë 60 ditë e që kushtojnë pesë euro”.

Tutje ky artikull shkruan se gati 50 mijë serbë që jetojnë në veri refuzojnë t’i pranojnë autoritetet e Kosovës.

“Gati 50.000 serbë, të cilët jetojnë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, refuzojnë që t’i njohin autoritetet e Prishtinës dhe posa kufizimet u futën në fuqi të hënën, veturat dhe kamionët i bllokuan rrugët në shenjë proteste”.

 

Lidhur me zhvillimet në Jarinje dhe Bërnjak ka raportuar edhe Reuters.

Kjo agjenci shkruan se serbët i kanë bllokuar rrugët për shkak të ndalimit të veturave me targa serbe.

Tutje në artikull shkruan se për bisedimet Kosovë-Serbi.

Këtu shkruan se në këto bisedime është shënuar pak progres në këtë proces që nga viti 2013.