Karikaturisti që skicoi kokën e profetit Muhamed, vdiq në një aksident komunikacioni

Karikaturisti suedez Lars Uilks, i cili pikturoi profetin Muhamed me trupin e një qeni, vdiq në një aksident komunikacioni, raporton BBC.

Uilkes, 75 vjeç, jetoi nën mbrojtjen e policisë pasi mori kërcënime të shumta me vdekje për shkak të karikaturës.

Sipas mediave, karikaturisti po udhëtonte me një makinë civile të policisë që u përplas me një kamion pranë qytetit Markarid në jugun e Suedisë. Dy policë gjithashtu vdiqën si dhe shoferi i kamionit ka marrë lëndime trupore.

Karikatura, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë myslimanë, të cilët e konsideruan atë për blasfemi. Menjëherë pas kësaj, Al-Kaeda ofroi shpërblim prej 100.000 dollarëve për vrasjen e Uilkes.

Karikatura shkaktoi revolt të madhe dhe bëri që kryeministri i atëhershëm Fredrik Rajnfilld të takohej me ambasadorë nga 22 vende myslimane në një përpjekje për të qetësuar tensionet.

Në kumtesën e policisë theksohet se nuk ishte ende e qartë se si ndodhi përplasja.