Rrëzimi i avionit në Itali, mes viktima miliarderi rumun, gruaja dhe djali i tij 30-vjeçar

Një biznesmen miliarder i pasurive të paluajtshme është identifikuar mes viktimave të aksidentit ajror që ndodhi ditën e djeshme në Milano, kur një aeroplan i vogël me gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u përplas në një ndërtesë të zbrazët në periferi të San Doneton.

Sipas Daily Mail, të gjithë personat në bordin e avionit të vogël privat u vranë në aksident, ndërsa vetëm dy prej tyre u identifikuan fillimisht, të cilët kishin me vete dokumente identiteti.

Disa orë më vonë, RaiNeës raportoi se një nga viktimat ishte Dan Petresku, një agjent shumë i suksesshëm i pasurive të patundshme, i cili konsiderohet një nga njerëzit më të pasur në Rumani. Gjithashtu kanë humbur jetën 30-vjeçar i miliarderit, Dan Stefan Petresku dhe gruaja 65-vjeçare e tij.

Petresku ishte 68 vjeç dhe kishte dy shtetësi (rumune dhe gjermane). Sipas mediave italiane, ai ishte në kontroll të aeroplanit kur u rrëzua, duke vrarë tetë persona, përfshirë një fëmijë të mitur. Për fat të mirë, ndërtesa në të cilën u rrëzua avioni i vogël kishte zyra dhe ishte plotësisht bosh në kohën e rrëzimit, përndryshe numri i të vdekurve mund të ishte shumë më i lartë.

Top Channel