Kapen 5 kilogramë dr,ogë në Shkup, u soll nga Prishtina, një i dyshuar ka ikur drejt Haraçinës

Rreth pesë kilogramë heroinë janë konfiskuar nga policia në bunkerin e një veture që është ndaluar tek hoteli “Belvi” në hyrje të Shkupit. Në vendin e ngjarjes janë arrestuar dy person, kurse i treti është në kërkim. Të arrestuarve, prej të cilëve njëri është polic, i është caktuar masa arrest 30 ditor.
Aksionit i kanë parapri aktivitete disaditore në Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar, policisë dhe Drejtorisë së doganave. Në informatën e Prokurorisë thuhet se më 7 mars të këtij viti në orët e paradites i dyshuari i parë, bashkë me policin si i dyshuar i dytë, ka shkuar në Tetovë me veturë “Golf 5”, ku në një autoservis kanë marrë veturë BMW, i cili ka pasur dy bunkerë – një në krahun e majtë, një në krahun e djathtë. Prej aty, kanë shkuar te një pikë karburantesh në autostradën Shkup-Petrovec ku e kanë lënë veturën me bunkerët dhe bashkërisht janë nisur drejt Shkupit me veturën “Golf”. Në mbrëmje, polici i dyshuar ka shkuar në Kosovë ku është takuar menjë person të panjohur në Prishtinë dhe janë marrë vesh për detajet për blerjen dhe transferin e drogës, njofton MPB.
Të nesërmen, në orët e pasdites, në bazë të marrëveshjes paraprake, i dyshuari i parë me veturë “Audi” dhe i dyshuari i tretë me BMW-në me dy bunkerë, përmes vendkalimit Bllacë janë nisur për në Prishtinë, transmeton Gazeta Lajm.
Pasi e kanë vendosur drogën në bunkerët e veturës, të dyshuarit përmes dy vendkalimeve të ndryshme kufitare – Bllacë dhe Bellanoc, janë kthyer në Maqedoni. ata janë takuar në fshatin Nikushtak, dhe kanë vazhduar të lëvizin me vetura, njëri pas tjetrit, drejt Shkupit, kurse policia i ka ndakur te hoteli “Bellvi”.
I dyshuari i parë, gjatë tentimit për ta ndalur, është arratisur me veturën Audi në drejtim të Haraçinës. Vetura është gjetur, kurse i dyshuari ende është në kërkim.