Kancelarja gjermane Angela Merkel i shkruan letër Vjosa Osmanit

Kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka dërguar letër u.d Presidentes, Vjosa Osmani.

Kjo u bë e ditur nga Artan Murati, këshilltari i Osmanit, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Kancelarja Merkel i shkruan u.d Presidentes, Vjosa Osmani.

Kancelarja e Republikës Federale Gjermani

Rreshtat tuaj miqësorë dhe urimet tuaja për ditët e festave si dhe besimi i treguar ndaj meje më kanë gëzuar shumë. Faleminderit shumë për vlerësimin dhe mbështetjen tuaj.

Edhe pse kohët janë të vështira, unë në vitin e ri po hy me shumë shpresë. Juve dhe familjeve tuaja Ju dëshiroj nga zemra gjithë të mirat për vitin 2021 dhe mbi të gjitha shëndet, fat dhe edhe më tej besim në të ardhmen.

Angela Merkel

Berlin, në ndërrimin e viteve 2020/2021.

Image