Kadyrovi i vardiset Putinit, e quan strateg largpamës: Vetëm thuaj, të gjithë jemi gati

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, që është besnik i verbër i presidentit rus Putin, e ka quajtur këtë të fundit strateg largpamës për agresionin e nisur ushtarak në Ukrainë.

Kadyrov ka publikuar një foto të ushtarëve çeçenë ku ka shkruar se janë të gatshëm të luftojnë kurdo që marrin urdhërin e Putinit, raporton Gazeta Express.

“Asnjë lëshim në negociata, edhe nëse ato vazhdojnë. Vetëm përpara dhe jo një hap prapa. Ne kemi të gjithë forcën për të përfunduar atë që kemi filluar, dhe nëse është e nevojshme, atëherë e gjithë Rusia sot është vullnetare. Unë gjithmonë kam deklaruar se Vladimir Putin është një strateg largpamës. Dhe ne presim porosinë e tij të radhës. Thjesht thuaj. Ne jemi gati. Ne jemi të gjithë në rezervë”, ka shkruar ai.