VMRO-DPMNE: Qeveria e ka ditur se do të ndodhë lufta në Ukrainë dhe nuk ka ndërmarrë asgjë për t’i mbushur rezervat shtetërore

Anastasija Ilievska nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp tha se opinioni ka pasur mundësi të dëgjojë deklaratë të Pendarovskit se ai ka ditur që nga 8 nëntori se do të ketë luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas saj, për 5 muaj, krerët shtetërorë nuk kanë ndërmarrë asgjë në sigurimin e rezervave dhe përgatitje për krizë.

Ajo theksoi se as më 24 shkurt në Këshillin për Siguri nuk janë marrë masa për të mbrojtur qytetarët nga pasojat që i nxit kjo luftë.

“Qeveria duhet të përgjigjet se çfarë ka bërë në lidhje me rezervat e domosdoshme të derivateve tv naftës dhe nëse vendi ka mjaftueshëm rezerva”, tha mes tjerash Ilievska.